FAQ





Q: Anëtarë të familjes sime jetojnë jashtë vendit. A do të numërohen edhe ata?

A: Anëtaret e familjeve të Shqipërisë, vendbanimi i zakonshëm i të cilëve nuk është Shqipëria mirëpo të cilët kanë qenë anëtare të familjes para se të jenë larguar, nuk do të numërohen në Censusin e Shqipërisë. Sidoqoftë ata do të shënohen në një listë të veçantë. Për ta do të pyeten vetëm informacione bazike duke përfshirë edhe arsyen e largimit nga vendi. Kjo është një praktike ndërkombëtare e krijuar për të shmangur numërimin e dyfishtë në nivel botëror. Personat që janë larguar nga Shqipëria do të numërohen në Censuset e atyre vendeve ku ata jetojnë sepse kjo është një çështje e këtyre vendeve.
Shko në fillim



Q: Çfare është Censusi i Popullsisë dhe Banesave?

A: Censusi i popullsisë dhe banesave është numërimi i të gjithë njerëzve, banesave dhe pronave brenda territorit të Shqipërisë në një kohë të caktuar. Ai është një imazh statistikor që tregon, përmes të dhënave, kush jeton në Shqipëri, kushtet socio- ekonomike dhe kushtet e jetesës. Censusi është një nga veprimtaritë statistikore më të rëndësishme e cila siguron një informacion te detajuar mbi numrin dhe strukturën e popullsisë, e krahasueshme edhe në njësi shumë të vogla gjeografike. Censusi nuk është i lidhur me regjistrat e taksave, pensioneve, pronësisë, shpërndarjes se energjisë elektrike apo statusit të emigrantit.
Shko në fillim



Q: Për çfarë shërben Censusi?

A: Censusi jep një përshkrim të detajuar të gjitha aspekteve ekonomike, sociale dhe të jetës në Shqipëri. Sa njerëz banojnë në Shqipëri sot dhe si jetojnë ata, për çfarë shërbimesh kanë nevojë ata, dhe shumë aspekte të tjera të shoqërisë. Të dhënat e Censusit do të sigurojnë këtë informacion dhe do të ndihmojnë autoritetet përgjegjëse të planifikojnë mbi baza reale dhe të hartojnë politika për nevojat konkrete në fushat e shëndetësisë, edukimit, punësimit, infrastrukturës etj. Për më tepër të dhënat e Censusit mundësojnë krahasimin midis qyteteve dhe zonave kështu që institucionet ndërkombëtare dhe shqiptare mund të ndjekin me lehtësi zhvillimet dhe të planifikojnë aktivitetet e tyre më me saktësi.
Shko në fillim



Q: Kush do ti përdorë të dhënat e Censusit?

A: Qeveritë në nivel kombëtar dhe lokal, bizneset, institucionet kërkimore dhe akademike, agjensitë zyrtare statistikore, shoqëritë civile, individët, partneret rajonalë, Bashkimi Evropian, organizatat ndërkombëtare si FMN, OEBZH, Banka Botërore, OSBE, organizata te Kombeve te Bashkuara si UNFPA, UNICEF, dhe shume homologe te tjera ndërkombëtare.
Shko në fillim



Q: Pse i shkruani emrat e të gjithë familjes time kur thoni që të dhënat janë anonime?

A: Të dhënat personale përdoren vetëm gjate fazës së numërimit për të siguruar që një pyetësor individual është plotësuar për çdo person, por ato nuk do të përdoren në asnjë mënyrë pas përfundimit të kësaj faze. Të dhënat do të përdorën vetëm në formë të agreguar dhe jo të personalizuar.
Shko në fillim



Q: A duhet të deklarojnë pronarët të cilët jetojnë në banesa të paregjistruara pronën e tyre dhe a do të dërgohen këto informacione te agjencia kadastrale?

A: Prona duhet të deklarohet. Të gjitha informacionet e mbledhura (përfshirë informatat mbi statusin e shfrytëzimit të banesave) do të përdoren vetëm për qëllime statistikore. Asnjë e dhënë individuale nuk do t’i jepet agjencive administrative ose shtetërore (përfshirë kadastrën). Censusi nuk ka të bëjë aspak me pronësinë dhe çështjet e pronave. Qëllimi i vetëm i Censusit është të numërojë sa njerëz jetojnë në vend, në çfarë kushte jetojnë ata, klasifikon banesat e vendit sipas statusit të banimit (sa banesa janë të banuara nga pronari? Sa banesa janë marrë me qira? Dhe kështu me radhë). Rezultatet nuk do të ndikojnë fare ne çfarë prone zotërojnë ose nuk zotërojnë individët apo ne statusin e banimit dhe okupimit te banesave. Censusi nuk është i lidhur me procesin e regjistrimit civil, taksat, listat elektorale, regjistrimin e tokës (kadastrave) ose pronësinë e pronave.
Shko në fillim



Q: Ku mund të gjej informacion shtesë rreth Censusit?

A: Për më shumë informacion ju lutem vizitoni adresën e faqes së internetit te Censusit: www.census.al ose nëse keni pyetje të tjera në lidhje me çështje të tjera të Censusit ju lutem na dërgoni një e-mail në: info@instat.gov.al ose na telefononi: 0800 3333 ose 0800 8888.
Shko në fillim



Q: Si do ta njoh një anketues?

A: Anketuesit kane një karte identifikimi zyrtare dhe përdorin pyetësorin zyrtar të Censusit.
Shko në fillim



Q: Çfarë do të ndodhë me të dhënat e mia?

A: Ligji garanton mbrojtjen e të dhënave dhe konfidencialitetin e të dhënave personale. I gjithë informacioni i mbledhur do të jetë konfidencial dhe do të shërbejë vetëm për të nxjerrë të dhënat zyrtare të Censusit dhe statistikat e tij. Pyetësorët do të jenë të sigurt dhe vetëm INSTAT do të mund te kryejë hedhjen dhe përpunimin e të dhënave. Informacioni personal i Censusit mbahet konfidencial. Të dhënat e Censusit do të përdorën vetëm si shifra të agreguara dhe do të shërbejnë vetëm për të publikuar të dhënat dhe statistikat zyrtare të Censusit.
Shko në fillim



Q: A ndikon Censusi në ndonjë mënyre në kombësinë e njerëzve?

A: Censusi nuk pyet për kombësinë, rrjedhimisht rezultatet e Censusit nuk mund të kenë dhe nuk do të kenë ndikim në kombësinë e njerëzve. Nëse një person jeton në Shqipëri për 12 muajt e fundit apo ka për qellim për të jetuar më shume se 12 muaj këtu, ai ose ajo do të numërohet. Për shembull, një person me kombësi kineze, i cili për arsye biznesi jeton në Shqipëri nuk do e humbasë kombësinë e tij, mirëpo do të numërohet si rezident i Shqipërisë. Nëse ky “rezident i huaj” dëshiron të deklarojë origjinën e tij etno-kulturore, ai mund të vendosë lirisht për ta bërë këtë ose jo.
Shko në fillim



Q: Kur do të ndodhë?

A: Censusi do të zhvillohet në periudhën 1- 21 tetor 2011.
Shko në fillim



Q: Pse pyesni rreth besimit fetar dhe etnik?

A: Individët mund të tregojnë në Census etninë dhe besimin e tyre fetar nëse ata dëshirojnë, por sigurimi i këtij informacioni nuk është i detyrueshëm. Ky është një parim në përputhje me standartet ndërkombëtare. Kombet e Bashkuara japin disa rekomandime lidhur me këtë pike. Në “Parimet dhe Rekomandimet për Censusin e Popullsisë dhe Banesave 2008” thuhet: të dhënat etno-kulturore janë të rëndësishme për të kuptuar diversitetin kulturor të një popullate, pozicionimin e grupeve etnike në shoqëri si dhe për hartimin dhe monitorimin e politikave antidiskriminuese.” Shumë shtete e përdorin këtë informacion për të kuptuar proceset e integrimit të emigrantëve dhe fëmijëve të tyre. Ky informacion gjithsesi është vullnetar, kështu që asnjëri nuk është i detyruar të tregojë besimet e tij kundër dëshirës së tij/saj.
Shko në fillim



Q: Si do ti mbrojë INSTAT të dhënat e mia?

A: Ju mund të ndjeheni të sigurtë rreth ndarjes së informacionit personal me ne sepse: Informacioni personal i Censusit është i mbrojtur me ligj; I gjithë stafi i Censusit është i lidhur me konfidencialitetin nëpërmjet angazhimeve ndividuale; Ne e përdorim informacionin tuaj në formë të agreguar dhe vetëm për qëllime statistikore; Të gjithë pyetësorët e Censusit janë përpunuar në Shqipëri në ambientin e INSTAT.
Shko në fillim



Q: A mund të përfitoj shtetësinë e një vendi duke deklaruar origjinën etnike të tij?

A: Jo. Te dhënat e Censusit mblidhen vetëm për qëllime statistikore dhe asnjë informatë individuale nuk do t’u jepet agjencive administrative apo shtetërore. Të gjitha informacionet e mbledhura do të jenë konfidenciale dhe do të shërbejnë vetëm në formë të agreguar për të publikuar të dhëna zyrtare të Censusit dhe për statistika në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Shko në fillim



Q: A duhet t’ia tregoj kartën time të identitetit numëruesit?

A: Jo! Të dhënat personale (data e lindjes, vendlindja, gjendja civile, etnia, shtetesia, shkollimi,etj) do të mblidhen mbi baza të deklarimit vullnetar. Megjithatë ju mund të përdorni kartën tuaj të identitetit dhe çdo dokument tjetër nëse ju ndihmon të jepni informacion të saktë.
Shko në fillim



Q: Kush e drejton procesin?

A: INSTAT, instituti i statistikave të Republikës së Shqipërisë do të drejtojë Censusin e banesave dhe të popullsisë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Censusi bazohet në ligjin e Censusit të përgjithshëm të popullsisë dhe banesave, Nr. 8669, datë 26.10.2000, ndryshuar me ligjin nr. 10442, data 07.07.2011 “ Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 496, datë 26.10.2000.” INSTAT ka mbështetjen teknike të Bashkimit Evropian për përgaditjen dhe zbatimin e Censusit, si dhe për diseminimin e të dhënave.
Shko në fillim



Q: Si do të drejtohet?

A: Censusi është i bazuar në metodat tradicionale të Censusit në mbledhjen e të dhënave derë më derë në të gjithë Shqipërinë. 15.000 njerëz janë të punësuar për numërimin, mbikëqyrjen, kontrollimin dhe mbështetjen e logjistikës. Anketuesi i zonën tuaj do t’ju vijë në banesë, dhe ai ose ajo do të plotësojë pyetësorin në përputhje me informacionin që ju do të jepni.
Shko në fillim



Q: A ka pasoja ligjore ose tatimore mbledhja e të dhënave të Censusit?

A: Jo! Të dhënat e mbledhura nuk kanë pasoja ligjore. Ato nuk mund të përdorën për ndjekje penale ose tatimore.
Shko në fillim



Q: A është Shqipëria i vetmi vend që po realizon Censusin?

A: Jo. Rreth 200 shtete në të gjithë botën realizojnë Censuse të rregullta. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian inkurajojnë të gjitha shtetet që të mbledhin informacione të tipit të Censusit. Censuset janë zakonisht të realizuara në intervale 10 vjeçarë në data të përafërta me shtete të tjera të botës. Kjo garanton që krahasimi i të dhënave midis shteteve të jetë i mundshëm dhe i besueshëm.
Shko në fillim



Q: Për çfarë do të përdorën të dhënat e Censusit?

A: Politikëbërësit dhe vendimmarrësit i përdorin të dhënat e Censusit për të planifikuar një gamë të gjërë shërbimesh në përputhje me nevojat e njerëzve. Institucionet akademike i përdorin të dhënat e Censusit për kërkime demografike, shkenca sociale, ekonomi, mjedis, menaxhim publik, edukim dhe shumë të tjera. Te dhënat e Censusit janë gjithashtu të rëndësishme për biznesin dhe zhvillimin ekonomik. Të dhënat e mbledhura të Censusit japin një profil të detajuar të tregut të punës, nivelin e shkollimit të personave të punësuar,tregojnë zonat me papunësinë më të lartë, nevojat për ndërhyrje shtetërore dhe programe edukimi. Të dhënat e sakta ndihmojnë në zhvillimin e ekonomisë duke siguruar të dhëna esenciale për investitorët dhe programet e ndihmës.
Shko në fillim



Q: A jam unë i detyruar të përgjigjëm?

A: Po. Të gjithë njerëzit që jetojnë në Shqipëri,vendas dhe të huaj, me përjashtim të stafit diplomatik të akredituar në Shqipëri, të cilët janë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në kohën e Censusit, janë të detyruar të sigurojnë saktësisht informacionin e kërkuar për Censusin, për veten dhe të afërmit e tyre. Pjesëmarrja në Census e të gjithë njerëzve që jetojnë në Shqipëri është një detyrim shoqëror dhe komunitar.
Shko në fillim



Q: A ka ndonjë pasoje mbi deklaratat e mia se cilit besimi fetar dhe grup etno- kulturor i përkas ? Cfare ndodh nëse nuk i deklaroj ?

A: Përgjigja juaj për pyetjen mbi besimin fetar dhe grupin etno-kulturor nuk ka asnjë pasojë. Edhe nqse ju nuk përgjigjeni, nuk do ketë asnjë pasojë. Ju lutem vini re:
Shko në fillim



Q: Si do të numërohem nëse nuk kam shtëpi?

A: Të gjithë personat qe nuk kane një banese do të konsiderohen të pastrehë dhe do të regjistrohen si të tillë. Vetëm pyetësori individual do të plotësohet prej tyre.
Shko në fillim



Q: Përse përdorni termin “Census” në vend të termit “Regjistrimi”?

A: Termi “Regjistrimi” shpesh i përdorur për të përshkruar numërimin e popullsisë dhe banesave mund të japë idenë e krijimit të një regjistri të qytetarëve. Për këtë arsye INSTAT ka futur në përdorim termin “Census” për të qartësuar që njerëzit që jetojnë në Shqipëri numërohen por nuk shënohen në regjistra. INSTAT si operator statistikor nuk ka asnjë autorizim ligjor të mbajë një regjistër të qytetarëve.
Shko në fillim



Q: Çfarë pyetjesh do të bëhen?

A: Pyetjet e bëra nga anketuesi i INSTAT do të jenë shumë të thjeshta. Ne pyesim rreth pjesëtarëve të familjes, moshës së tyre, profesionit, edukimit, gjendjes civile dhe gjuhës (nëse doni të njiheni pyetësorin ju lutem shkarkoni një kopje të tij nga adresa e Censusit : www.census.al)
Shko në fillim



Q: Po nëse asnjë pjesëtar i familjes time nuk është në shtëpi gjate vizitës së anketuesit?

A: Nëse asnjë pjesëtar i familjes nuk do të jetë prezent në banesë gjatë vizitës, numëruesi do të lerë një njoftim për të ju informuar për datën dhe kohen e vizitës tjetër duke lënë numrin e tij/saj të telefonit kështu që familja mund ta kontaktojë, dhe nëse është e nevojshme të bien dakord për një datë tjetër.
Shko në fillim



Q: Çfare është një grup etno- kulturor ?

A: Parimet dhe Rekomandimet e Kombeve të Bashkuara për Censusin e popullsisë dhe banesave,botimi 2008, thonë që: “Etnia bazohet në njohuri të përgjithshme të historisë dhe origjinës territoriale (regjionale,kombëtare) të një grupi ose komuniteti etnik si dhe karakteristika të veçanta kulturore: gjuha dhe/ose besimi fetar dhe/ose mënyra dhe zakonet specifike te jetesës.”
Shko në fillim



Q: Kush do të numërohet?

A: Njerëzit që jetojnë në Shqipëri - përfshirë rezidentet e huaj – të gjithë që kanë qëndruar minimumi 1 vit, ose me qëllim për të qëndruar të pakten një vit. Vetëm diplomatet nuk do të numërohen. Nëse në apartamentin tuaj ndodhet si qiramarrës një shtetas i huaj, ju lutem lejojeni anketuesin të takohet me të. Njësitë ekonomike familjare, banesat (të banuara apo jo) banesat kolektive të banuara do të përfshihen në numërim gjithashtu.
Shko në fillim