Fushata e Censusit në Shqipëri - vizita në Vlorë dhe Shkodër


Në kuadër të fushatës informuese dhe promovuese të Censusit 2011, INSTAT po realizon vizita në rajone të ndryshme të Shqipërisë. Materiale informuese rreth Censusit, duke përfshirë edhe informacione për brezat e rinj, si dhe materiale promovuese nga më të ndryshmet me logon dhe moton e Censusit “Unë jetoj në Shqipëri” po shpërndahen kudo.

26-09-2011

Përfundon në afat shpërndarja e materialeve të Censusit


Ka përfunduar në kohë shpërndarja e 1,2 milionë pyetësorëve, më shumë se 30 mijë hartave dhe miliona faqeve me materiale plotësuese që do të përdoren nga stafi Censusit gjatë punës për marrjen e të dhënave në terren.

22-09-2011

Trainimi i Mbikqyrësve të Censusit drejt përfundimit


Po zhvillohet ne Durres trainimi i 165 Mbikqyrësave te Censusit. Trainimi dy javor po mbahet nga ekspertët e INSTAT. Ai mbulon njohuri të përgjithshme mbi procesin e Censusit si dhe njohuri specifike teknike që lidhen me detyrat e Mbikqyrësit të Censusit dhe ato të pjesës tjetër të stafit në terren: Kontrollorë dhe Anketues.

31-08-2011

Ngrihen Komisionet e Censusit ne Qarqe, Bashki dhe Komuna


Ka përfunduar ngritja e Komisioneve të Censusit ne Qarqe dhe vazhdon ngritja e Komisioneve në Bashki e Komuna, menjëherë pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave për këtë qëllim. Ngritja e këtyre Komisioneve do te shënojë edhe ngritjen e Zyrave te Censusit në ambjentet e cdo bashkie e komune.

27-08-2011

Pyetësori i Census testohet nëpër rrethe


Pyetësori, i cili është dokumenti kryesor i Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave, ka qenë objekt i rishikimeve dhe përmirësimeve të vazhdueshme, si nga ekspertët e INSTAT po ashtu edhe nga ekspertët e huaj. Shumë mbledhje dhe tavolina të rrumbullakta janë organizuar nga INSTAT me grupet e interesit për diskutimin dhe marrjen e sugjerimeve të vlefshme prej tyre, në mënyrë që këto sugjerime të reflektohen në përmirësimin e pyetësorëve te regjistrimit.

21-04-2011

Të gjitha lajmet