ANKETA PAS CENSUS 2011

Anketa pas Census 2011 është një nga metodat më të besueshme të vlerësimit të Censusit të Popullsisë dhe Banesave. Ajo konsiston në rinumërimin e plotë të një shembulli përfaqësues të zgjedhur në mënyrë të rastësishme. Anketa do të mbulojë 105 nga 12,500 zonat e censusit në Shqipëri. APC do të jape një shifër të përafërt të gabimit në mbulim dhe do të ofrojë mundësinë për përmirësime proceduriale dhe konceptuale për censuset e ardhshëm.

Objekti i Anketës Pas Census

Popullsia dhe banesat në 105 zona censusi duke përfshirë:

  • Njësitë ekonomike familjare
  • Individët
  • Bashkëjetesat kolektive
  • Banesat (të banuara ose jo), dhe tipe te tjera banesash
  • Të huajt (prezentë në momentin e Anketës)